Categories: LajmeRajoni

Do të diskutohet për Kosovën – Kurti shkon në SHBA të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që thirrur me kërkesë të Serbisë, e ku pritet të diskutohet për heqjen e dinarit për pagesat dhe zhvillimet e fundit në Kosovë. Zyra e kryeministrit njoftoi se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e  Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga ana tjetër edhe Presidenca serbe ka njoftuar se në seancë do të marrë pjesë e do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve në Prishtinë për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e ka përshkruar si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme për  pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera, duke thënë se ndalimi është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucioni i vetëm që Serbia do të ketë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë, dhe se Kosova nuk po bën as më pak e as më shumë sesa zbatimin e kushtetutës së vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.