“Do të jetë një sezon epik”
Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula 1, pra botërori 2025 do të jetë shumë i luftuar. Sipas tij do të jenë më shumë se 4 pilotë që do të luftojnë për titullin botëror. Ndërsa për titullin për konstruktorë konkurrenca do të jetë edhe më e ashpër se në 2024.
Sezoni i ri i Formula 1, që do të nisë në Australi më 14 mars 2025, do të jetë i fundit përpara ndryshimit të rregullores që do të mbyllë ciklin e rregullave që janë në fuqi që nga viti 2021 dhe do t’i hapë rrugën erës së re që do të nisë në vitin 2026. Kjo do të sjellë zvogëlim të distancave midis ekipeve, sepse kapaciteti për të gjetur zgjidhje befasuese ekziston dhe të gjithë i përpunojnë gjithnjë e më shumë mjetet e tyre pas viteve të përvojës me to.
Në vitin 2024 ne pamë një kampionat shumë më konkurrues dhe i rradhës duhet të jetë edhe më shumë. Ky është mendimi i Zak Broën, Drejtori i Përgjithshëm i McLaren, i cili beson se po përballemi me “një sezon epik”. “Unë mendoj se do të kemi një kampionat të jashtëzakonshëm me tre ose katër pilotë që luftojnë për titullin dhe katër ekipe që luftojnë për titullin e konstruktorëve.
Kjo u pa edhe në gjysmën e sezonit të vitit të kaluar, kur titulli për konstruktorë u vendos në fund me vetëm 14 pikë diferencë”. Ai beson se edhe skuadra të tjera do të arrijnë të imitojnë përparimin që bëri McLaren për të pasur makina më të mira.
Brown trajton gjithashtu një temë të nxehtë, siç është performanca e stjuardëve të garave të FIA-s: “Të kesh stjuardë me kohë të pjesshme dhe të papaguar në një sport që fiton miliarda dollarë, rrezikon që të mos merren vendimet e duhura”.
“Unë nuk mendoj se do të kemi gara të rregullta e pa gabime nëse nuk do të kemi stjuardë me kohë të plotë që të marrin pagën e duhur. Vetëm kështu, ata do të mund të marrin një vendim më subjektiv nëse diçka është e drejtë apo e gabuar.”