Lajme

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula 1, pra botërori 2025 do të jetë shumë i luftuar. Sipas tij do të jenë më shumë se 4 pilotë që do të luftojnë për titullin botëror. Ndërsa për titullin për konstruktorë konkurrenca do të jetë edhe më e ashpër se në 2024.

Sezoni i ri i Formula 1, që do të nisë në Australi më 14 mars 2025, do të jetë i fundit përpara ndryshimit të rregullores që do të mbyllë ciklin e rregullave që janë në fuqi që nga viti 2021 dhe do t’i hapë rrugën erës së re që do të nisë në vitin 2026. Kjo do të sjellë zvogëlim të distancave  midis ekipeve, sepse kapaciteti për të gjetur zgjidhje befasuese ekziston dhe të gjithë i përpunojnë gjithnjë e më shumë mjetet e tyre pas viteve të përvojës me to.

Në vitin 2024 ne pamë një kampionat shumë më konkurrues dhe i rradhës duhet të jetë edhe më shumë. Ky është mendimi i Zak Broën, Drejtori i Përgjithshëm i McLaren, i cili beson se po përballemi me “një sezon epik”. “Unë mendoj se do të kemi një kampionat të jashtëzakonshëm me tre ose katër pilotë që luftojnë për titullin dhe katër ekipe që luftojnë për titullin e konstruktorëve.

Kjo u pa edhe në gjysmën e sezonit të vitit të kaluar, kur titulli për konstruktorë u vendos në fund me vetëm 14 pikë diferencë”. Ai beson se edhe skuadra të tjera do të arrijnë të imitojnë përparimin që bëri McLaren për të pasur makina më të mira.

Brown trajton gjithashtu një temë të nxehtë, siç është performanca e stjuardëve të garave të FIA-s: “Të kesh stjuardë me kohë të pjesshme dhe të papaguar në një sport që fiton miliarda dollarë, rrezikon që të mos merren vendimet e duhura”.

“Unë nuk mendoj se do të kemi gara të rregullta e pa gabime nëse nuk do të kemi stjuardë me kohë të plotë që të marrin pagën e duhur. Vetëm kështu, ata do të mund të marrin një vendim më subjektiv nëse diçka është e drejtë apo e gabuar.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

2 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

2 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

2 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

2 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.