Categories: KulturëLajme

Do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Besa Kokëdhima publikon versionin anglisht të këngës “TiTAN”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eruvision, Besa Kokëdhima, ka bërë publike versionin përfundimtar të këngës me të cilën do të prezantohet në Festivalin Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Kënga duket se është rinovuar tërësish, që me titullin, që do të jetë ndryshe. Versioni i ri nuk titullohet “Me zemër n’dor”, por “TiTAN”. Ka edhe disa ndryshime në tekstin që kësaj here ka ardhur në gjuhën angleze, që sipas këngëtares, bëhet për të ruajtur origjinalitetin dhe përcjelljen në mënyrë efektive të mesazhit.

Rindërtimi synon të rrisë koherencën e këngës, duke eliminuar kalimet e papritura midis pjesëve të ndryshme. Ndryshe nga Festivali i Këngës, ku ka një orkestër live, Besa do të ketë vetëm këngëtarë mbështetës dhe sfond në Eurovizion, kështu, ka të ngjarë që rinovimi ta ketë marrë në konsideratë edhe këtë.

Kënga ruan ende disa elemente autentike shqiptare, për të mbajtur autenticitetin e saj, e duke tërhequr gjithashtu një audiencë më të gjerë. Pak orë pas publikimit, kritikë të artit e kanë vlerësuar maksimalisht këngën e Besës, duke argumentuar se Shqipëria mund të jetë surpriza e këtij festivali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Lulzim Basha voton në Tiranë, vajza Dafina ushtron për herë të parë të drejtën e votës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar sot në qendrën e votimit nr.…

23 minutes ago

Voton Elisa Spiropali- Kryeparlamentarja: Sot është dita e shqiptarëve, të tregohemi evropianë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali pasi ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare…

27 minutes ago

“Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, Celibashi thirrje: Respektoni ndalimin ligjor

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që të respektojnë…

34 minutes ago

Ambasadori gjerman vëzhgon procesin e votimit, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, është i pranishëm në KZAZ numër 41 në Tiranë,…

42 minutes ago

RTSH në transmetim maratonë për Zgjedhjet Parlamentare 2025

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka nisur sot një transmetim maratonë që prej orës 07:00 të…

1 hour ago

Mbi 2.100 vëzhgues në terren për të ndjekur procesin e votimit

Procesi zgjedhor i sivjetëm po shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, të cilët luajnë një…

2 hours ago