Do transportohej drejt Tiranës, sekuestrohen 3 thasë me kanabis në Lezhë, tre të arrestuar

arrestim 1 750x375 1

arrestim 1 750x375 1

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën duke transportuar me makinë 40 kg kanabis drejt Tiranës. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilën lëviznin tre të rinjtë, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Lenda narkotike, kishte si destinacion Tiranën ku do të shitej në doza.

Njoftimi i policise:

DVP Lezhë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Sekuestrohen 40 kilogramë e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në fshatin Gocaj, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Të tre të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike drejt Tiranës, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për dokumentimin e rastit dhe arrestimin e autorëve.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, në fshatin Gocaj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  1. M., 32 vjeç, banues në Tiranë (drejtuesi i automjetit);
  2. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë (pasagjerë në automjet).

Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.