Dobësohet euro, fill pas rezultatit të zgjedhjeve europiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan. Mëngjesin e së hënës (10 qershor) një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë gjë që edhe pritej, por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme.

Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, tha për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.

Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor dhe partitë e djathta shënuan rritje në shumë shtet të eurozonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.