Lajme

“Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari

Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i ka akorduar titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” studiuesit arbëresh dhe albanologut të shquar, profesor Francesco Altimari, me motivacionin për kontributin e tij të çmuar në promovimin e studimeve mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare, si dhe për angazhimin e tij të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëresh në Itali. Në fjalën e tij, profesor Altimari e cilësoi këtë titull si një privilegj dhe nderim të veçantë, ndërkohë që theksoi nevojën urgjente për kontributin e akademikëve dhe studiuesve në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë së gjuhës arbëreshe. Profesor Francesco Altimari është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës. Me kërkimet e tij të thelluara dhe përkushtimin akademik, ka shërbyer si një urë e rëndësishme lidhëse mes traditave shkencore shqiptare dhe atyre perëndimore, duke ndihmuar në ndërkombëtarizimin e tyre.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Vijon numërimi në Shkodër – PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretëVijon numërimi në Shkodër – PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Vijon numërimi në Shkodër – PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani…

11 hours ago
Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletatShqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat

Shqipëri-Serbi, ja se si mund të blihen biletat

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset…

11 hours ago
Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i riBrazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri

Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij…

11 hours ago

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…

12 hours ago

Finalja e Champions League i është besuar arbitrit rumun Kovacs

Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…

15 hours ago

Zhorzh Mendez lobon për klientin e tij: Lamine Jamal duhet të fitojë “Topin e Artë”!

Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…

15 hours ago