Dodaj-Çoba, Vllaznia përmbys Elbasanin

Vllaznia përmbys Elbasanin

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore me përmbysje, 2-1 në “Loro Boriçi” përballë Elbasanit në javën e 17-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Elbasani, pritës në këtë sfidë për shkak të shkëmbimit të fushave që dy ekipet bënë në fazën e parë, kaloi i pari në avantazh. Në minutën e 35-të, Qaqi surprizoi mbrojtjen shkodrane me një gjuajtje me kokë duke firmosur për 1-0.

Megjithatë, në pjesën e dytë kuqeblutë zbritën në fushën e lojës me një tjetër ritëm dhe në fillim barazuan rezultatin me anë të Dodajt në minutën e 63-të, ndërsa kaluan në avantazh me Çobën në minutën e 81-të.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç debuton me humbje në stolin e verdhebluve, të cilët mbeten në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Ndërkohë, Vllaznia ngjitet në kuotën e 28 pikëve, në kuotë të barabartë me Dinamon duke ndarë vendet 3 dhe 4.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.