Dodik kërkoi që Kosova të jetë pjesë e ‘Serbisë së Madhe’, Rama: I habitur nga heshtja e BE-së
Deklarata e Presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik se serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova dhe Mali i Zi, dhe heshtja e Bashkimit Evropian ndaj kësaj deklarate, kanë qenë në qendër të një postimi në rrjtin social X nga kryeministri, Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehet i befasuar nga heshtja e krerëve të BE-së.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, shkruan Rama.
Tre ditë më parë kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u shpreh se në këtë shekull “duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”.