Dodik synon destabilizimin e BE, SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me nacionalistin serb
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione këtë të premte ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik.
Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset e Gorica dhe Igor Dodi, fëmijëve të kreut të entitetit serb.
“Pjesëtarët e këtij rrjeti, përfshirë fëmijët e Dodikut, kanë lehtësuar procesin e korrupsionit të Dodikut në Republikën Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, duke ia mundësuar atij qasjen në fondet publike të Republikës Sërpska, dhe për ta pasuruar atë dhe familjen e tij në kurriz të qytetarëve të Bosnjës dhe autoriteteve funksionale të shtetit”, thuhet në deklaratën e Thesarit amerikan.
Që nga viti 2017, SHBA e ka akuzuar liderin pro-rus Dodik se ai drejtëpërdrejt edhe në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej.