“Doemos” për lexuesit shkodranë – Në Bibliotekën “Marin Barleti” u promovua libri me poezi i autores Rudina Çupi
Në sallën “Koliqi” të Bibliotekës “Marin Barleti” ishte e ftuar poetja Rudina Çupi. “Doemos” është libri më i ri i saj që u promovua këtë të enjte me pjesëmarrjen e nxënësve të Gjimnazit “28 Nëntori” .
Në të autorja i servir lexuesit mendimet dhe ndjenjat në formën më elegante të tyre si poezi të shpirtit, por që prekin pak nga çdo gjë prej realitetit.
“Tetori është si një festë për librin”,- shprehet gjatë bisedës Çupi.
Kjo periudhë e vitit afron më shumë lexuesin me autorin për rrjedhojë edhe me librin.
Rudina Çupi është poete, autore librash për fëmijë, përkthyese dhe redaktore me përvojë në fushën e botimeve. Ka përfunduar studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës.
“Doemos” është libri i pestë i saj me poezi.