Dogana e Kosovës ka deklaruar se nuk do të lejojë importimin e dinarëve pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Këtë njoftim Dogana e Kosovës e ka bërë të ditur se pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të fusë para në territorin e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci është shprehur se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.
Sipas tij, përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para.
“Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka theksuar Stavileci për RTK.
Ndërkaq, autoritetet serbe kanë thënë se më 7 shkurt nuk është lejuar dërgimi i dinarëve në Kosovë.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.