Dogjën dy makina në Shkodër/Vihen në pranga autorët, shpallet në kërkim porositësi

Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër pasi akuzohen se i vunë flakën makinave që ishin në përdorim nga një agjent krimesh në Shkodër .
Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor në lagjen ‘Kongresi i Përmetit, ku dy makinat, u shkrumbuan totalisht nga flakët. Të arrestuarit janë dy vëllezër 20 vjeçarë . Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi. Falë kamerave të sigurisë policia ka siguruar dhe pamjet e momentit kur vëllezërit hyjnë në oborrin e banesës, vendosin shishen me benzinë para makinës dhe i vënë zjarrin.Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve efektivët sekuestruan veshjet, biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik një sasi lënde narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.Operacioni u kodua ‘Porositësi’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.