Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22-vjeç të dy banues në Lezhë u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës. Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e ditës së hënë, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat 1 ditë para ngjarjes dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet ti kanë djegur automjetin tip “OPEL” i cili ishte i parkuar në afërsi të Drejtorisë së Policisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.