Dogji me benzinë tre automjete/Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori
Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Frak Ndoja i cili mbante edhe 2 mbiemra të tjerë (Bibaj, Kasneci), 48 vjeç, banues në Shkodër.Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.