Dogji mobilerinë, arrestohet 36- vjeçari -Rogers Mera ishte dënuar më parë për dhunë në familje

policia kurbin

Një shtetas 36- vjeçar është vënë në pranga nga policia, si autor i zjarrvënies në një mobileri në në fshatin Gjormë të Lezhës.

Rogest Mera është vënë në pranga nga blutë, i identifikuar, kapur dhe arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Sipas policisë, si rezultat i veprimeve hetimore, ai akuzohet për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit Alban Shehu, 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhetor 2024. Pronari i mobilerisë, rezulton banues në Tiranë, ndërsa zjarrvënia sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta.

Si pasojë  e zjarrit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, gjatë kqyrjes të të cilit janë konstatuar biseda me interes që implikojnë 36- vjeçarin e arrestuar, mbetje rrobash të djegura që dyshohet se janë përdorur nga autori ditën e ngjarjes.

Po ashtu, Mera ka të dëmtuar nga zjarri edhe dorën e djathtë, në shkallë të rëndë.

Autori rezulton të jetë person me probleme të shëndetit mendor ndërsa ka dyshime se mund të jetë porositur nga persona të tjerë dhe po vijojnë hetimet. Më herët, Rogers Mera ishte dënuar për dhunë në familje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.