Një shtetas 36- vjeçar është vënë në pranga nga policia, si autor i zjarrvënies në një mobileri në në fshatin Gjormë të Lezhës.
Rogest Mera është vënë në pranga nga blutë, i identifikuar, kapur dhe arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies.
Sipas policisë, si rezultat i veprimeve hetimore, ai akuzohet për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit Alban Shehu, 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhetor 2024. Pronari i mobilerisë, rezulton banues në Tiranë, ndërsa zjarrvënia sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, gjatë kqyrjes të të cilit janë konstatuar biseda me interes që implikojnë 36- vjeçarin e arrestuar, mbetje rrobash të djegura që dyshohet se janë përdorur nga autori ditën e ngjarjes.
Po ashtu, Mera ka të dëmtuar nga zjarri edhe dorën e djathtë, në shkallë të rëndë.
Autori rezulton të jetë person me probleme të shëndetit mendor ndërsa ka dyshime se mund të jetë porositur nga persona të tjerë dhe po vijojnë hetimet. Më herët, Rogers Mera ishte dënuar për dhunë në familje.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.