Dogji rregulloren e Kuvendi, përjashtohet 40 ditë Edi Paloka, Petrit Doda me 20 ditë
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin nga Kuvendi të dy deputetëve të “Rithemelimit”, Edi Paloka dhe Petrit Doda.
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 40 ditë Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.
Deputeti Edi Paloka u përjashtua për shkak të aktit të djegies së rregullores së Kuvendit, duke rrezikuar kështu zjarrvënien në sallën plenare.
Ndërsa deputeti tjetër Petrit Doda me 20 ditë.
Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.