Dokumenti, SHBA pyet aleatët europianë se çfarë garancish u duhen për sigurinë e Ukrainës

Dokumenti, SHBA pyet aleatët

Disa nga agjencitë botërore të lajmeve raportuan të dielën se SHBA-ja i ka dërguar një dokument partnerëve europianë për t’i pyetur se çfarë u duhet nga Uashingtoni para se të japin kontributin e tyre për sigurinë e Ukrainës.

Agjencia britanike “Reuters” mësohet se e ka parë dokumentin diplomatik me gjashtë pika dhe pyetje. Në të, vendet pyeten për garancitë që mund të japin për dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për paqen të dakordësuar me Rusinë, dhe çfarë përmase do të kishte forca ushtarake e kryesuar nga Europa.

Këtë javë presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, tre vite pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pa u këshilluar më parë me liderët europianë apo me Kievin. Ai tha se bisedimet për paqen duhet të fillojnë menjëherë.

Cilat kërkesa, nëse ka ndonjë, për mbështetje nga SHBA-ja qeveria juaj i konsideron të nevojshme për të marrë pjesë në këto pakte për sigurinë? Përkatësisht, cilat resurse afatshkurtra dhe afatgjata mendoni se ju duhen nga SHBA-ja,” shtrohet një nga pyetjet e dokumentit.

Nëse forcat ushtarake të një shteti të tretë do të dërgoheshin në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes për paqen, çfarë do të mendonit se duhet të jetë madhësia e nevojshme për këtë forcë të udhëhequr nga Europa? Si dhe ku do të dërgoheshin këto forca dhe për sa kohë?” thuhet në dokumentin e cituar nga “Reuters”.

Diplomatët amerikanë shtrojnë edhe pyetjen a janë gati qeveritë europiane për të rritur sanksionet ndaj Rusisë.

Të hënën në Paris pritet të takohen udhëheqësit e vendeve të BE-së, mes tyre edhe ata të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, në samitin e thirrur urgjentisht për Ukrainën. /Reuters

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.