Dokumenti/ Zgjerimi i BE-së me 9 vende të reja do u kushtonte anëtarëve ekzistues mbi 250 miliardë euro
Zgjerimi i BE-së, për përfshirje të nëntë vendeve të reja, do u kushtonte anëtarëve ekzistues më shumë se 256 miliardë euro.
Kostoja e madhe e zgjerimit u zbulua teksa 51 liderët evropianë do takohen më 5 tetor në Granada në Spanjë për mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian, ku do të diskutohet mbi hapat e ardhshëm për nëntë fqinjët që janë në radhë për t’u bashkuar me BE-në.
Dokumenti i zbuluar vlerëson se buxheti do të rritet me 21% në 1.47 trilion euro nëse të nëntë vendet do të bashkohen. Kjo do të përfshinte rritje të konsiderueshme të kontributeve për Gjermaninë, Francën dhe Holandën, me periudha tranzicioni të nevojshme për të rritur financimin.
Shuma e shpenzuar për bujqësinë do të zhvendoset gjithashtu, me Ukrainën të drejtën për 95 miliardë euro gjatë shtatë viteve, një kosto tjetër që shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë.
“Të gjitha shtetet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë dhe të marrin më pak nga buxheti i BE-së; shumë shtete anëtare që aktualisht janë marrës neto do të bëhen kontribues neto,” thuhet në dokumentin e sekretariatit të këshillit të BE-së të publikuar në Financial Times.
Ukraina, një prej nëntë vendeve të pranuara si kandidate të mundshme, do të kishte të drejtën për 186 miliardë euro gjatë shtatë viteve.
Zgjerimi është bërë një nga temat më urgjente për BE-në. Liderët në takimin e së enjtes, do të debatojnë për një sërë çështjesh, sikurse janë: buxheti, numriie vendeve në PE, e ardhmja e politikës së përbashkët bujqësore, etj.
Gjithashtu një tjetër debat lidhet me faktin nëse BE duhet të vazhdojë me një proces me dy shpejtësi, pra duke i lejuar vendet anëtare hyrjen me faza në bllok, apo nëse duhet të jetë “gjithçka apo asgjë”.
Kujtojmë se gjatë kësaj jave, kryediplomati i BE-së kundërshtoi ata që favorizonin një proces gradual anëtarësimi, duke thënë se do të ishte e pamundur të zbatohej.
“Anëtarësimi është anëtarësim. Ndalesa”, tha ai në një takim në Ukrainë. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel (Charles Michel), tha se afati përfundimtar duhet të jetë 2030.