Domino nën hijen e pemëve, hapësira pranë sheshit të shatërvanit është këndi i preferuar për moshën e thyer

Kjo hapësirë pranë sheshit të shatërvanit në Shkodër është këndi i preferuar i moshës së tretë. Dalin aty çdo ditë herët në mëngjes dhe nën freskinë që krijojnë hijet e pemëve të larta luajnë lojën e tyre të preferuar të Dominosë.
Kjo kohë i shërben atyre jo vetëm për t’u zbavitur , por edhe për të krijuar kontaktin e nevojshëm social me njëri-tjetrin duke diskutuar edhe për tema të ndryshme të ditës dhe aktualitetit.
Sheshi i shatërvanit është një nga hapësirat rekreative të Shkodrës dhe po ashtu ndër më të frekuentuarat e saj. Kjo hapësirë, veçse një vendpushimi, aktualisht është shndërruar edhe në një shesh ku po zhvillohen koncerte të ndryshme me pjesëmarrjen e artistëve të njohur.