Donald Trump po “pasuron” të rinjtë në Shqipëri
Të apasionuarit mbas kriptomonedhave në Shqipëri janë duke festuar fitoren e Donlad Trump si president i ri i SHBA-ve.
Në rrjetin social Telegram, janë të shumta komentet lidhur me fitoren e Trump pasi kriptomonedha më e madhe Bitcoin, së bashku me kripto të tjera, njohën një shpërthim masiv duke thyer rekorde të reja. Bitcoin preku dhe nivelin e 82 mijë dollarëve.
Në fakt si politikat e Donald Trump, por edhe ato të Kamela Harris ishin pro mbështetjeve të kriptove. Por investitorët në vend ishin të bindur që fitorja e Trump do sillte një ndryshim më të madh në tregun e kriptovalutave. Ardhja e tij si president çoi në rritjen e kriptovalutave. Një pikë tjetër që ndikoi ishte se në politikat e tij paralajmërohej se dhe institucionet shtetërore do përdornin kriptomonedha.zoti Dokuzi
Bitcoin po konsiderohet gjithmonë e më shumë si një aset, ku investimi në plane afatgjat ka rezultuar fitimprurës për shumë individë në botë. Zakonisht janë të rinjtë atat që e ndjekin tregun e kriptovalutave duke rritur gjithmonë e më shumë interesin tek këto grupmosha.
Sipas SCAN TV