Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes në pushtet të Donald Trump.
Në terma më të ngutshëm, sytë janë drejtuar tani te premtimet për 100 ditët e para.
Emigracioni, tarifat dhe lufta në Ukrainë, por edhe deklaratat për kriptovalutat dhe energjinë do të duhet të provohen për të kuptuar pamjen ekonomike të eurozonës në vitet e ardhshme.
Për ekonominë europiane, veçanërisht atë gjermane, si më e madhja e Europës, zotimi për tarifat 60% për mallrat nga Kina dhe 10% deri në 20% për importet nga pjesa tjetër e botës, konsiderohen me veprim specifik në industri, si ajo gjermane e makinave.
Ndërsa presidenti Trump e ka shpalosur këtë si kontribues në deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në, prodhuesit gjermanë të makinave mund të përballen me një tarifë 10%.
Realizimi i kësaj do t’i detyronte europianët të zhvendosin prodhimin e makinave në SHBA, që do të shkaktonte humbje të mëdha të vendeve të punës në Europë.
Një veprim i dytë edhe për të zbutur eventualisht kërcënimin tarifor mund të ndodhte për BE-në në importin e naftës dhe gazit nga SHBA-ja.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi zëvendësimin e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë me importet amerikane.
Çmimet e naftës në kushtet e vështirësisë së një paqeje të premtuar brenda 24 orësh Rusi-Ukrainë, enden sipas parashikimeve të ekspertëve në veprimin e mëtejshëm të sanksioneve mbi eksportet e naftës së Rusisë gjatë negociatave të paqes.
Efekti i një lëvizjeje të tillë mund të rrisë çmimet e naftës ashtu sikundër lehtësimi i sanksioneve mund të shkaktojë një rënie të mprehtë.
Vendimet e presidentit amerikan këtu pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi çmimet e energjisë në eurozonë.
Ekspertët e shohin një luftë tregtare midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës si një mundësi për ringjallje të inflacionit.
Ndërsa një zhvlerësim i mëtejshëm i euros ndaj dollarit do të kompensonte një pjesë të ndikimit të tarifave shtesë, ata paralajmërojnë se kjo do t’i bënte mallrat e importuara më të shtrenjta.
Ndërkohë që, një rritje e mundshme e çmimeve të energjisë do të përkeqësonte gjithashtu presionet inflacioniste.