Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është ëmëruar nga revista Time si Personi i Vitit 2024. Sam Jacobs, kryeredaktori i Time, tha se Trump ishte një person që “për mirë ose për keq, kishte ndikimin më të madh në lajmet në vitin 2024″.
Trump parakaloi një listë të shkurtër të finalistëve të tjerë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris, pronarin e X Elon Musk, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Kate, Princeshën e Uellsit.
“Rilindja politike e Trump është e pashembullt në historinë amerikane. Mandati i tij i parë përfundoi me turp, me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 që kulmuan me sulmin ndaj Kapitolit të SHBA. Ai u shmang nga shumica e zyrtarëve të partisë kur shpalli kandidaturën e tij në fund të vitit 2022 mes hetimeve të shumta penale. Në garën elektorale të këtij viti ai mundi jo një, por dy kundërshtarë demokratë dhe u bë republikani i parë që fitoi votën popullore në 20 vjet”, shkruan Time.
Ai u emërua më parë personi i vitit nga Time në 2016, vit kur fitoi presidencën për herë të parë pasi mposhti Hillary Clinton.
Çdo vit, revista Time emëron një person, grup ose koncept që pati ndikimin më të madh në botë në 12 muajt e mëparshëm.
Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje…
Ditën e neserme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet…
Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën në përpjekjen për t’i kërkuar votën për…
UEFA ka zyrtarizuar vendet organizatore të Europianit për moshat deri në 21 vjeç të vitit…
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së sotme…
Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…
This website uses cookies.