Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace, pas gati 30 vitesh.

Ajo ka mbajtur postin që nga viti 1997 dhe e ka marrë detyrën pas ndarjes nga jeta e vëllait të saj Gianni.

Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të vazhdoj trashëgiminë e vëllait tim Gianni. Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij. Në rolin tim të ri, do të mbetem mbështetësi më i pasionuar i Versace. Versace është në ADN-në time dhe gjithmonë në zemrën time”, ka thënë ajo. 

69-vjeçarja do të zëvendësohet nga Dario Vitale, i cili është një ish-drejtor dizajni për Miu Miu, dhe do të marrë një rol të ri ambasador të markës. Ai vjen mes spekulimeve se Prada Group është i interesuar të blejë Versace nga grupi Capri Holdings, i cili pagoi 2 miliardë euro (1.67 milion £) për shtëpinë e modës në 2018.

Donatella Versace ka veshur disa nga yjet më të mëdhenj në botë duke përfshirë Madonna, Beyonce dhe Lady Gaga.

Versace ka mbikëqyrur qindra fushata të modës për markën italiane, duke projektuar gjithashtu hotele dhe makina.

Versace u themelua për herë të parë në Milano në 1978 nga Donatella dhe vëllezërit e saj Santo dhe Gianni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.