Dorëheqja e Arqipeshkvit Massafra, në intervistën ekskluzive për RTSH foli edhe për tema të tjera
Pak ditë më parë, gjatë koncertit “Stabat Mater” të mbajtur në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës Kancelari i Ardioqezës Shkodër-Pult, Atë Artan Seli komunikoi dekretin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit mbi pranimin e dorëheqjes së Arqipeshkvit, imzot Angelo Massafrës.
Në intervistën ekskluzive të realizuar për RTSH, imzot Massafra tregon arsyet e këtij vendimi.
Më tej gjatë intervistës, imzot Massafra foli edhe mbi proçesin e martirizimit të Luigj Paliq dhe Gjon Gazullit që pritet të përfundojë brenda vitit.
Intervista e plotë ekskluzive me Arqipeshkvin Metropolit, imzot Angelo Massafren do të vijë në ditët në vazhdim në rrjetin e RTSH.