Lajme

Dorëheqje? Benet Beci flet pas zërave për largimin nga detyra: Vazhdojmë punët!

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, teksa po inspektonte punimet për pastrimin e kolektorit të qytetit në zonën e Perashit, i është përgjigjur edhe zërave se ka dhënë dorëheqjen pasi u thirr në SPAK.

I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK, Beci u shpreh se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, kush s’ka pune tjetër le të merret me llafe!

Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe. Mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet dhe punët dhe mendoj se Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë,” tha ai.

Ndërsa shtoi se s’ka asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës.

Një ditë më parë kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ironizoi shkrimet për dorëheqjen e tij nga detyra, pas paraqitjes në SPAK dhe se tashmë është nën hetim.

Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët,” shkruan ai.

Kryebashkiaku i Shkodrës u thirr ditën e premte në SPAK ku qëndroi rreth 25 minuta.

Kujtojmë se Benet Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë në Shkodër.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. 

Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Helikopteri rrëzohet në lumin Hudson në Nju Jork, humbin jetën 6 persona

Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin…

3 hours ago

Aksident në aeroportin e Uashingtonit me dy avionë – Pasagjerë anëtarë të Kongresit

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

3 hours ago

Lacio “ngrin” në Norvegji

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Bodo/Glimt mundi Lazion 2-0. Në të…

4 hours ago

Onana mohon fitoren e Manchester United përballë Lyon

Në ndeshjen mes Lyon dhe Manchester United, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH,…

4 hours ago

Lamtumirë Leo Beenhakker, trajneri holandez ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

Bota e futbollit mban zi për Leo Beenhakker. Trajneri holandez u nda nga jeta në…

4 hours ago

This website uses cookies.