Dorëhiqet për arsye personale prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi

Gjergj Prendi

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas rreth tre vitesh në këtë post.

Mësohet se Prendi e ka paraqitur dorëheqjen “për arsye personale” një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Në fund të dhjetorit, Prefektura u përplas me kreun e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në lidhje me faljen për tarifat vendore para vitit 2024. Ndreu paralajmëroi hetim administrativ për veprimet e prefektit Prendi. 

Në një reagim të sotëm, pas dorëheqjes së Prendit, Kryebashkiaku i Lezhës sqaroi se i njëjti projekt ka kaluar para 2 vitesh, ndërsa shtoi se Bashkia ka kërkuar mosaplikim të dy standarteve për të njëjtën gjë nga zyrtarët.

“Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por propozim i një këshilltari! Pra i është kthyer këshilltarit dhe këshillit, jo Kryetarit!

Unë kam shpreh habinë se si i njëjti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka të bëjë me argumentimin me dy standarte të stafit juridik, i cili për arsye që i dinë ato, kanë kthyer projektvendimin!

Përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e vet që të kerkojë mosaplikimin e dy standarteve për të njëjtën gjë nga disa zyrtarë kushdoqofshin ato! Në këtë rast Prefekti vetë nuk ka qenë në përlasje aspak me ne”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjergj Prendi e mbante postin prej muajit prill 2022, duke zëvendësuar në këtë post Gjok Jakun e dorëhequr po ashtu nga detyra. Ish-ushtaraku ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.

Sipas burimeve të RTSH, ndër emrat më të përfolur për të pasuar Prendin është ai i drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, Taulant Malshi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.