Dorëzohet Nadal, spanjolli do të mungojë në Australian Open

Nadal

Nadal

Rafael Nadal do të mungojë në turneun “Australian Open”, që do të nisë pak ditë më vonë në Melburn. Ka qenë vetë tenisti spanjoll, që u kthye në fushë në turneun “ATP Brisbane” pas një viti pushim, ai që ka njoftuar se do të mungojë në Slam-in e parë të vitit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë ndeshjes së fundit në Brisbein kisha një problem të vogël në një muskul, që sic e dini më shqetësoi. Pasi arrita në Melburn kisha mundësinë të bëja një rezonancë magnetike dhe kam një dëmtim të vogël. Në këto momente nuk jam gati për të luajtur në ndeshje me 5 sete. Do të kthehem në Spanjë për t’u këshilluar me mjekun tim, të kurohem dhe të pushoj.

Kam punuar shumë gjatë vitit të fundit për këtë rikthim, dhe siç kam thënë gjithmonë, objektivi im është që të arrij nivelin tim më të mirë brenda 3 muajve. Më vjen keq që nuk do të luaj përballë publikut fantastik të Melburnit, por mbetem optimist për përmirësimin për pjesën tjetër të sezonit. Doja vërtet të luaja në Australi dhe kisha mundësinë që të luaja disa ndeshje, që më bënë të lumtur. Faleminderit të gjithëve për mbështetjejen, shihemi së shpejti”, ka shkruar kampioni spanjoll.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.