Dorëzoi raportin e KE për Shqipërinë, ambasadori Soreca: Prioritet lufta kundër korrupsionit

d0a8c77f84694ac492bd2b60d37e6cce

d0a8c77f84694ac492bd2b60d37e6cce

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca), i ka dorëzuar qeverisë progresraportin e KE-së.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku, Soreka kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.

Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.

Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE. Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreka.

Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve.

Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

Më tej Soreka kërkoi që të vijohet me reformën në drejtësi. “Vlerësojmë avancimin e procesit të vetingut dhe përfundimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.