Categories: LajmeSportFutboll

Dortmund, Terzic “kërcënon” Realin: Në 90 minuta mundim këdo

I intervistuar nga Uefa.com, trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, e bëri të qartë se ekipi i tij nuk do të luajë rolin e spektatorit në finalen e së shtunës në Ëembley. Borussia Dortmund synon të fitojë Ligën e saj të dytë të Kampionëve, pas asaj të fituar në 1997 kundër Juventusit. Për trajnerin 41-vjeçar gjerman me origjinë boshnjake do të jetë finalja e parë në këtë nivel.

“Pas një fillimi të vështirë në fazën e grupeve (humbja në Paris kundër PSG-së, barazimi në shtëpi me Milanin) ne u paraqitëm shumë mirë, duke arritur në finale. Do përballemi me një ekip shumë të fortë, që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por e dimë se në një ndeshje gjithçka është e mundur”.

“Nëse do të luanim dhjetë herë kundër Real Madrid, ndoshta do të pësonim më shumë humbje sesa fitore, por në një ndeshje të vetme, në 90 minuta ose në 120 plus penalltitë, ne jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”.

 “Natyrisht që duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje, por gjithashtu përpiqem të shfrytëzoj më shpesh personat që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të ishin shmangur”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

9 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

9 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

9 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

9 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

9 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

9 hours ago

This website uses cookies.