Dortmund, Terzic: Na mungoi instikti vrasës
Një pjesë e parë e shkëlqyer nuk mjaftoi që Dortmundi i tij të përmbyste shanset kundër Real Madridit, i cili ngriti në qiell titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre në Ëembley. Edin Terzic bën një përmbledhje të asaj që ndodhi në finalen e madhe të kompeticionit
“Në pjesën e parë kishim ndjenjën se e kishim lojën në duart tona – tha ai – I vetmi ndryshim është se na mungonte instinkti vrasës. Sot e kuptuam pse Real Madridi ka fituar 15 Liga të Kampionëve. Lojtarët e Realit mbeten të uritur dhe të motivuar, pavarësisht se tashmë kanë fituar shumë, ata janë mbresëlënës”.
“Pas ndeshjes, gjithmonë mund të bëni pyetjen se çfarë duhet të kishit bërë ndryshe. Mendoj se ne bëmë shumë gjëra siç duhet, por më pas një goditje ndryshoi lojën. Ne duhet të mësojmë nga kjo. Po luanim mirë, ishim të rrezikshëm në kundërsulme, por ne nuk shënuam, ky është ndryshimi”.
“Bëmë një lojë fantastike dhe ishim pranë epërsisë. Por më pas loja u kthye dhe spanjollët treguan pse janë kampionë të këtij kompeticioni. Ne patëm raste të mira në pjesën e parë, si Madridi në të dytën, por nuk i shfrytëzuam”.