Dortmundi gati të presë ndeshjen Shqipëri-Itali, Methasani: RTSH do të përcjellë atmosferën e ndeshjes

Dortmundi është gati të presë ndeshjen Shqipëri-Itali e vlefshme për “EURO 2024”. Kombëtarja shqiptare e futbollit pikërisht në ditën e dytë të kampionati europian të Gjermanisë do të ketë sfidën e saj të parë me Italinë.

Radio Televizioni Shqiptar për të përcjellë emocionet edhe të tifozëve kuq e zi pasi ka dërguar dy grupe xhirimi në Gjermani.

Gazetari, Dëfrim Methasani në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH 24 jep detajet e fundit.

 Ka fillur të ndjehet atmosfera. Është dekoruar një portë tek stacioni i trenit me një tapet jeshil që vazhdon deri tek stadiumi ku do të luhet ndeshja. Është imituar një fushë futbolli ku brenda saj janë shprehur fjalët magjike mirëseardhëse dhe nuk mungon dhe ajo në gjuhën shqipe, mirësevini.

Ky tapet shkon deri tek stadium dhe tifozët do të ndjekin pikërisht këtë tapet për të shkuar drejt stadiumit për të parë ndeshjen. Të gjithë tifozët do të grumbullohen katër orë para ndeshjes dhe do të ketë një koncert festiv me tifozët me dy “Fun zonat” që janë vendosur 800 m larg stadiumit. Në Gjermani, skuadra shqiptare është e para që ka mbërritur”, tha Methasani.

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mije tifozë të Shqipërisë që do të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në atë që do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Ndërkohë që skuadra shqiptare i ka të gjitha mundësitë të jetë surpriza e europianit në një grup që është cilësuar si i ferrit.

Ndërkohë që të gjithë tifozët kuq e zi që nuk arritën të gjejnë biletë për ndeshjen e parë, por janë në Gjermani kanë mundësi të ndjekin ndeshjen në Dormund në parkun “Westfalen”, 800 metra në të majtë të stadiumit ose në qendër në parkun “Friedens”. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.