Dortmundi, Sahin: Nëse fitoj sa gjysma e Ancelottit, mund të vdes i lumtur
Nuri Sahin, trajneri i Borussia Dortmundit, prezantoi ndeshjen e madhe me Real Madridin në një konferencë, e vlefshme për ditën e tretë të Champions League.
Për Ancelottin: “Ai është një fitues, është ndoshta trajneri që di të krijojë marrëdhëniet më të mira me lojtarët e tij, askush nuk është si ai në këtë aspekt. Nëse fitoj gjysmën e asaj që ai fitoi, do të mund të vdes shumë i lumtur”.
Si të ndalojmë Mbappè dhe Vinicius: “Ne do të luajmë si ekip, jo vetëm për të ndaluar këta dy lojtarë, por për t’u përballur me të gjithë. Ne duhet të veprojmë si ekip”.
Për talentin turk, Arda Guler: “Mendimi im për të është shumë i mirë, shpresoj të fitojë shumë tituj me Real Madridin dhe Turqinë. Ai po bën mirë dhe po shënon gola vendimtarë. Për mua ai është si një vëlla më i vogël. Shpresoj shumë që e ardhmja e tij të jetë e ndritshme”.