Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të djathtë e të majtë.
Doshi u shpreh se PSD është afër të varfërve, të sëmurëve dhe atyre me ndihmë sociale, të braktisur prej 30 vitesh.
Bazuar në listën e përzgjedhur të kandidatëve për deputet dhe mbështetjen e gjërë të korçarëve, PSD në zgjedhjet e 11 majit pretendon një mandat në qarkun e Korçës.