Hetimi për tjetërsimin e pronës shtetërore të klubit të sportit partizani nisi pas kallëzimit të deputetit, Taulant Balla i cili pretendon se bëhet fjalë për një pasuri, për të cilët ish pronarët janë dëmshpërblyer në vitin 1940, kohë kur Italia fashiste, ku ishte planifikuar të ndërtohej një aeroport nga Rruga e Kavajës deri te rruga e Durrësit.
Pas blerjes nga italianët toka i kaloi shtetit. Në dosjen e SPAK thuhet se në 2006, ministria e Mbrojtjes i kërkoi ministrisë së Ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish- klubit Partizani.
Por nga ministria e Mbrojtjes dalin dy letra që kundërshtojnë njëra-tjetrën, nëse kjo pronë i përket Forcave të Armatosura.
Pyetur nga SPAK dy ish ministrat, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli, kanë mohuar të kishin dijeni se trashëgimtar i një pjese të tokës ishte Malltezi.
Më 17 dhjetor të 2008 Këshilli Ministrave miraton VKM nr 1638 ku ndryshon metodologjia e pagesës së vlerës së objektit, duke i dhënë mundësinë e pagesës me bono privatizimi dhe letra me vlerë në masën 80%.
Sipas SPAK, dosja e ish- kompleksit ‘Partizani’, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronave. Në krye të së cilës, në 2006, Berisha emëroi Justina Boriçin dhe ajo emëron në detyra të ndryshmë persona që i erdhën me rekomandim nga lart për të kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës ish- pronarëve.
Edhe këta të fundit janë përpjekur të gjejnë aleatë në procesin e privatizimit, sikundër dëshmon ish- drejtori i klubit të ‘Partizanit’, Isa Tare, të cilit iu premtua një apartament.
Nga qershori 2008 deri në dhjetor 2008 përfundoi e gjithë procedura për njohjen, kthimin fizik, dorëzimin nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Ekonomisë, regjistrimi publik i sipërfaqes dhe vlerësimin financiar.
Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot datë 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Të përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit, Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.
Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit, Jamarbër Malltezi, këto pjesë të pasurive së paluajtshme.
Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi, Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si vetë të përfaqësuarit me sipër, ka interes në ndërtime të mundshëm në këto territore.
Në vitin 2008 shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Kontakt sh.p. k kanë aksioner të vetëm Fatmir Bektashin, për të kaluar në vitin 2018 ku përfitues mazhoritarë të shoqërisë bëhen Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, që blejnë aksionet në vlerën 235 mije lekë 35 % Jamarbëri dhe Begeja 25 mijë lekë në masën 25 %, shoqëri me kapital 100 mijë lekë dhe ndërmerr realizimin e veprës 20 milionë dollar.
Ministria e Mbrojtjes i kërkoi ministrisë së Ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish- klubit Partizani. Më 6 janar 2006, ministria e Mbrojtjes, i kishte dërguar letër Bashkisë Tiranë ku shprehej se ish- klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe për këtë arësye, METE duhej të miratonte privatizimin.
Shkresa në fjalë bie në kundërshtim me një tjetër dokument të ministrisë së Mbrojtjes, drejtoria e Menaxhimit të Burimeve, ku drejtori Maliq Hebra i shkruan Komandës Mbështetëse në datën 9 gusht 2006, listën e pronave të përfshira në planin e përhapjes së FA- ve ku mes tyre është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit ‘Partizani’.
Kjo shkresë bie në kundershim edhe me Listën e Pronave të Planit të Përhapjes së FA- ve nr. 6932/3 prot datë 09.08.2006, të miratuar nga zv. Sheft i Shtabit, Gjeneral Major, Luan Hoxha.
Më datë 16 janar 2006, Jamarbër Malltezi, bashkëshort i Argita Mallezit (vajza e kryeministrit në atë kohë, Sali Berisha, merr përsipër tagra përfaqësimi, tek firma ndërtuese ose Komisioni i Kthimit të Pronave, ku ndër të tjera pronarët i japin këtij të fundit 3 – 5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.
Megjithatë, nisër nga tagrat e dhëna, që ishin lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratave me firma ndërtuese për truallin, nuk rezulton e qartë se cilat do të ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kundër të të cilave, do ti jepeshin shtetasit, Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive të paluajtshme.
Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si të përfaqësuarit më sipër, ka interes për ndërtime të mundshme në këto territore. SPAK tregon dhe momentin kur Malltezi mori tagrin e përfaqësimit të familjeve pronare të ish-kompleksit.
Dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh ‘Partizani’ nga viti 1995-2005, për të cilin SPAK thekson se u pushua nga puna kur në pushtet erdhi Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët.
Dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh ‘Partizani’
“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Gjithashtu ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005.
Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh me italianët dhe kaloi në varësi të italianëve. Besoj se kjo varësi u krijua nga vitit 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president, Bert Xhani. Pra, financimi u hoq nga ministria e Mbrojtjes dhe e bënte privatisht financimin, Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pa asnjë motivim, si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare, që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna, kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.
Pak më përpara i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhjetori’ ka qenë, por më vonë, Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes, kurse klub shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësportesh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike.
Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësportesh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët.
Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretisht është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësportesh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete.”, sqarohet në dosje.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.