Dosja e “Sterilizimit”, kërkohet rikualifikimi i akuzës ndaj Beqajt, Rjepajt dhe Rrapajt

gjykata e posacme

Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i ka kërkuar SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar ata për vjedhje dhe shpërdorim detyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e njohur të Sterilizimit, SPAK kishte dërguar për gjykim Beqajn, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj Rjepajt dhe Rrapajt ishin ngritur akuzat për mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Kërkesa e gjyqtares Davidhi për ndryshimin e kualifikimit të akuzave është një zhvillim i rëndësishëm në këtë proces gjyqësor, që do të ndihmojë për finalizimin e hetimeve dhe të vendimmarrjes për këta të akuzuar.

Ish-ministri Beqaj dhe të pandehurit e tjerë po hetohen për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, miratuar nëntë vjet më parë. Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ishte në dijeni të faktit që llogaritjet mbi kostot ishin fryrë, por nuk ndërhyri për ta anuluar koncesionin.

Në vitin 2021, Beqaj u emërua në krye të SASPAC, nga ku dha dorëheqjen kur filluan hetimet nga SPAK. Një hetim tjetër ngriti dyshime se Beqaj edhe në agjencinë që monitoron ndihmat nga Bashkimi Evropian ka dyshime për skema korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.