Dosja “Metamorfoza”/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është në hetim në dosjen “Metamorfoza”, nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe ka kërkuar gjykim të zakonshëm në seacën e ditës së sotme.
Nga ana e tij, avokati i Pëllumb Gjokës, Gurali Braimllari, ka theksuar se “kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit”.
Në komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.
Gjoka u arrestua gjatë një operacioni me urdhër të SPAK, ndërsa bashkë me të u arrestuan edhe Oltion Bistri, ish-zyrtar i lartë i policisë, ish-prokurori Xhevahir Lita, dhe të tjerë personazhe, bisedat e të cilëve u zbuluan nga aplikacioni SKY.
Sipas SPAK, biznesmeni Pëllumb Gjoka i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal.