Dosja “Partizani”-Berisha: Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës, po mbrohet nga SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për media me gazetarët (me video live nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie), ka akuzuar SPAK-un se po fsheh dokumentat zyrtare në të cilat, sipas tij, faktohet se Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar destinacionin e ish-klubit Partizani nga zonë sportive në zonë urbane banimi.

Ky ndryshim sipas Berishës, është bërë më datë 8 qershor 2012.

Dumani, Kraja, Millonai, fshehin dokumentin zyrtar që kanë në dosje në të cilin del se jo Sali Berisaha, por është Edi Rama ai që ndryshoi destinacionin e zonë nga zonë sportive në zonë urbane ndërtimi 5 muaj më herët sa pretendon SKAP-i i partisë, më konkretisht më datë 8.6.2012”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit u shpreh më tej se SPAK po mbron Ramën nga abuzimi që ky i fundit ka bërë me ish-klubin Partizani.

“Si mercenarët e SPAK pasi nuk kanë gjetur shkelje ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Berisha në dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitim të pronës “Partizani”, dhe për të mbrojtur Ramën nga një abuzim I padëgjuar kanë bërë në piramidën e mashtrimit atë që s’e imagjinon njeri. Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa shpallin Sali Berisha kryetar të bashkisë Tiranë për të mbrojtur Edi Ramën, ju ftoj ju dhe publikun të lexojnë për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 faqet e aktakuzës së piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.