Dosja Partizani-Berisha kërkesë në GJKKO, kërkon të marrë pjesë në seancat plenare
Sali Berisha ka kërkuar sërish në Gjykatën e Posaçme që të lejohet të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Berisha rrezikon të humbasë mandatin e deputetit nëse nuk paraqitet në seancat e Kuvendit për 6 muaj.
Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi kanë paraqitur kërkesën në GJKKO. Kjo kërkesë është paraqitur edhe më parë nga Sali Berisha, por nuk u lejua nga gjykata të merrte pjesë në seancat plenare.
Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për çështjen “Partizani”.