Dosja “Xibraka” – Bardhi: Rama të mos fshihet pas prokurorëve dhe Policisë së tij

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i bëri sërish thirrje kryeministrit Edi Rama t’i përgjigjet atij në interpelancë për çështjen “Xibraka” dhe të mos përdor pushtetin për të ruajtur vëllain e tij nga akuzat se ka qenë pjesë e një grupi kriminal.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi kreu i qeverisë deklaroi se nuk e justifikonte dot kërkesën për interpelancë rreth çështjes që demokratët thonë se implikon drejtpërdrejt familjarin e tij të ngushtë në një laborator për prodhimin e kokainës në rrethinat e kryeqytetit.

Pas gjashtë ditësh, kryeministri Edi Rama e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që i bënte në emër të vëllait. Por të ruajë statusin e tij si kryeministër do i duhet të thyejë edhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit dhe zhvillimit të interpelancës në seancën e nesërme. Sipas Kushtetutës, një kryetar i një grupi parlamentar ose 7 deputetë kanë të drejtën kushtetuese dhe parlamentare për të thirrur në interpelance kryeministrin dhe çdo anëtar të Këshillit të Ministrave. Sqarimi se e kam thirrur për një çështje private dhe jo për veprimtarinë e tij si kryeministër është një gënjeshtër që rrëzohet nga analiza e kërkesës sime për interpelancë.

Edi Ramën nuk e kam thirrur si vëllain e Olsi Ramës për të na shpjeguar raportin familjar me të, por për të informuar opinionin publik nëse nga Policia e Shtetit apo shërbimet sekrete – shqiptare apo të huaja – ka marrë apo jo informacion për përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë apo për shoqërimin e vëllait të tij me personat kyç të përfshirë, të arrestuar, një pjesë të dënuar, në laboratorin e Xibrakës. Padyshim që dënimi dhe fajësia janë çështje e drejtësisë dhe ky ka qenë apeli im kur e kam denoncuar me dokumente zyrtare, të cilat ndodhen në dosjen e Prokurorisë. Edi Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtjen e këtyre dokumenteve.

Denoncimi im që është shoqëruar edhe me thirrje për drejtuesin e Prokurorisë për të rihapur procedimin penal 335/1 i vitit 2016 synon ekzaktësisht atë që gjykatat kanë thënë, se hetimi për laboratorin e Xibrakës të jetë i plotë dhe t’i shkohet deri në fund. Vendimet e gjykatës thonë që në veprimtarinë e grupit, një person i moshës 45 vjeç, përdorues i makinës me targa AA653DM nuk është identifikuar dot nga Policia e Edi Ramës. Pra i kanë gjetur fiks moshën, por nuk i dinë emrin. Të dhënat e sistemit TIMS thonë që Olsi Rama është përdorues i automjetit,” tha z. Bardhi në një konferencë për shtyp nga selia blu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.