Categories: AktualitetLajme

Dosjet e ‘nxehta’ të funksionarëve të lartë, Dumani: Kemi rritur kapacitetet në fushën e hetimeve financiare

Zhvllimet më të fundit në vend, ku shumë funksionarë të lartë, por edhe të niveleve më të ulëta, janë tashmë nën akuzë nga drejtësia për korrupsion, duket se ka nxjerrë në pah faktin se SPAK-u, gjithnjë e më shumë, po vendos në shënjestër njerëzit që deri dje kanë menduar se janë të paprekshëm nga drejtësia ndaj akuzave për përfitime të paligjshme. Kjo shoqëruar edhe me hetime të thelluara financiare.

Ky fakt është theksuar edhe nga drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë një konference të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës, organizoi një trajnim për “Hetimin dhe gjykimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik”.

Në fjalën e tij në hapje të këtij trajnimi, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha se: “SPAK u ka kushtuar një vëmendje të veçantë veprave penale të kryera në kuadër të korrupsionit të funksionarëve publikë, ku përfshihen edhe ato në fushën e prokurimit publik.”

“Qasja e re e ndjekur konsiston në rritjen e efektivitetit të hetimeve nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në fushën e hetimeve financiare. Nga ana tjetër, formulimi ligjor i veprave penale përkatëse mund të ketë nevojë për përmirësime të mëtejshme”., theksoi Dumani në fjalën e tij.

Hetimi për korrupsionin e niveleve të larta

Trajnimi nga Prezenca e OSBE-së u hartua mbështetur në fushat me interes të identifikuara nga prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilët ishin dhe përfituesit kryesorë të kësaj veprimtarie.

Nga ana tjetër, trajnimi synoi rritjen në tërësi të kapaciteteve të prokurorëve të SPAK-ut dhe të Gjykatave të Posaçme për të kryer hetime për korrupsionin e nivelit të lartë dhe grupet transnacionale të krimit të organizuar.

Ai u përqendrua te rreziqet e lidhura me procedurat e prokurimit, risitë ligjorë, teknikat e posaçme në hetimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik, koncesionet dhe partneritetet publik-privat, dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë, edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve ndërdepartamentale të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur Shqipërinë për të çuar përpara zbatimin e reformës antikorrupsion në vend dhe për të konsoliduar shtetin e së drejtës, institucionet kryesore të drejtësisë dhe shoqatat e shoqërisë civile që punojnë me sistemin gjyqësor, përmes aplikimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

11 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

11 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

11 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

12 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

12 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

12 hours ago