Dita Botërore e Maleve / Këtë vit Alpet në qarkun e Shkodrës u vizituan nga 315 mijë turistë

dita e maleve
11 dhjetori shënon Ditën Botërore të maleve. Vitet e fundit duket se njeriu është afruar më shumë ndaj tyre. Kjo dëshmohet edhe përmes destinacioneve, Alpet mbeten të preferuarat e vizitorëve vendas dhe të huaj! Vetëm përgjatë këtij viti alpet ne qarkun e Shkodres u vizituan nga 315 mijë turistë
Por, të duash malet nuk do të thotë vetëm t’i vizitosh ato, por edhe të kujdesesh. Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura thonë se është e pamundur që me 27 specialistë të ruhet territori, ndaj duhet një bashkëpunim mes institucioneve-ndërgjegjësimit të vizitorëve dhe administratës së zonave të mbrojtura.
Krahas rritjes së vizitorëve, sezoni u shoqërua edhe me nevojë të shtuar për shtim të frekuencave të pastrimit. Dita ndërkombëtare e Maleve është një mundësi për të rritur ndërgjegjen mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve.