Categories: Lajme

Dita Botërore e Maleve / Këtë vit Alpet në qarkun e Shkodrës u vizituan nga 315 mijë turistë

11 dhjetori shënon Ditën Botërore të maleve. Vitet e fundit duket se njeriu është afruar më shumë ndaj tyre. Kjo dëshmohet edhe përmes destinacioneve, Alpet mbeten të preferuarat e vizitorëve vendas dhe të huaj! Vetëm përgjatë këtij viti alpet ne qarkun e Shkodres u vizituan nga 315 mijë turistë

Por, të duash malet nuk do të thotë vetëm t’i vizitosh ato, por edhe të  kujdesesh. Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura thonë se është e pamundur që me 27 specialistë të ruhet territori, ndaj duhet një bashkëpunim mes institucioneve-ndërgjegjësimit të vizitorëve dhe administratës së zonave të mbrojtura.

Krahas rritjes së vizitorëve, sezoni u shoqërua edhe me nevojë të shtuar për shtim të frekuencave të pastrimit. Dita ndërkombëtare e Maleve është një mundësi për të rritur ndërgjegjen mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

17 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.