DPA, marrëveshje bashkëpunimi me arkivat e Malit të Zi

469013173_1019475410222667_6464247083650692161_n

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Arkivat Shtetërore të Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që i hap rrugën shkëmbimit të dijeve, përvojave dhe dokumenteve me interes të ndërsjellë.

Në ceremonialin e mbajtur në Cetinjë, ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, Ardit Bido, homologu i tij malazez Danilo Mrvaljević, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe të ftuar. Në fjalën e tij përshëndetëse, Mrvaljević theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për intensifikimin e shkëmbimit të dokumentacionit dhe të informacionit midis dy vendeve.

Në fjalën e tij të rastit, Bido u shpreh se në sajë të kësaj marrëveshjeje synohet t’i jepet një hov zhvillimit të arkivave bashkëpunëtore, në mënyrë që të arrijnë standartet ndërkombëtare.

Ndërkaq, ambasadorja Peto e cilësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes historike dhe kulturore të dy vendeve.

Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe simotra malazeze ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri të pacaktuar dhe mund të ndërpritet, në varësi të vullnetit të palëve, pa ndikuar në vijueshmërinë e projekteve në proces zbatimi.

Në qershor të këtij viti, në kuadrin e aktiviteteve që u mbajtën me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, DPA-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, duke siguruar shkëmbimin e dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e mërgatës shqiptare në Odesë, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Po ashtu, formalizoi bashkëpunimin me Arkivin e Bosnjë Hercegovinës, për të pasur qasjen mbi dokumentet lidhur me veprimtarinë e komunitetit shqiptar të atjeshëm.

 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.