DPSHTR: Numri i aksidenteve rrugore shënoi rënie me 33 %

378376009 719939130175621 1038594199025993019 n
Numri i aksidenteve rrugore shënoi rënie me 33 % gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se numri i aksidenteve të kryera nga drejtues nën moshën 25 vjeç shënoi rënie me 38 %.
DPSHTR, po ashtu informoi se edhe numri i qytetarëve të përfshirë në aksident shënoi rënie 31%. Ndërsa numri i viktimave nga aksidentet rrugore ra me 15 %.
“Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim. Sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 117% të humbjes së jetës për periudhën janar – gusht 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022”, bën të ditur DPSHTR.
1 nga 6





