Lajme

Dr. Dyrmishi: Ozempic nuk është i miratuar për humbje peshe, shkakton efekte anësore

Shumë nëna të reja po përqafojnë një trend të rrezikshëm për të humbur peshën e fituar gjatë shtatzënisë përmes injeksioneve të njohura për humbje peshe, si Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro. Personat që kërkojnë humbje peshe me këto medikamente sa vjen e zgjerohet.

Dr. Blertina Dyrmishi, e ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer disa prej efekteve anësore që sjell përdorimi i medikamenteve të tilla. Ajo solli në vëmendje rastin e një pacienteje, e cila u paraqit në urgjencë pikërisht prej efekteve anësore të shkaktuara nga përdorimi i Ozempic-ut.

Doktoresha theksoi se Ozempic-u nuk mund të merret pa këshillën e mjekut dhe nuk është i miratuar për humbje peshe.

Është medikament. Nuk mund të merret pa këshillën e mjekut. Nën emrin tregtar Ozempic nuk është i miratuar për t’u përdorur për humbjen në peshë.

Pavarësisht publicitetit që ka, miratimin nga FDA e ka marrë për t’u përdorur nga personat që janë me diabet. Jo më larg se pardje ne na erdhi në urgjencë një vajzë me efekte anësore nga përdorimi i Ozempic. Marramendjet dhe të vjellat janë ndër efektet anësore të përdorimit të Ozempic dhe vajza kishte mbi dhjetë ditë me episode të vjellash nga përdorimi i Ozempic. Jo më kot aplikohet 1 herë në javë, sepse qëndron gjatë në organizmin tonë.

Por ka dhe anën tjetër të medaljes. Ne nuk kemi një preparat për t’iu kundërvënë Ozempic nëse na jep efekte anësore”, u shpreh Dr. Dyrmishi, e cila shtoi se ka një mungesë promovimi për aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetshme, dhe shtim të publicitetit për përdorimin e injeksioneve.

Obeziteti dhe trajtimi i tij është një sfidë më vete dhe si çdo medikament ka efektet anësore. Ato që janë të miratuara për humbjen në peshë në radhë të parë nuk mundet që një person t’i përdorë pa bërë një vlerësim paraprak për të gjetur shkakun e obezitetit, pasi ku obezitet mund të fshehë një sëmundje nga pas.

Ajo që unë vë re, është një mënyrë për të gjetur gjëra të lehta për të trajtuar obezitetin. Ne nuk promovojmë aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetshme, por publiciteti promovon injeksionet si mënyrë e artë.

Për obezitetin problematik, jam dakord me dy preparate të tjera të miratuara për këtë punë. Më vjen keq që përpjekjet janë minimale për të luftuar obezitetin. Nëse nuk kanë funksionuar këto përpjekje shihen alternative të tjera”, përfundoi doktoreshë Dyrmishi. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Zalgiris eliminon Partizanin e Beogradit

Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej…

55 minutes ago

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s, ja vendimet që u morën

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…

58 minutes ago

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…

1 hour ago

Rekord i ri, 40 mijë tifozë në ndeshjen e UEFA Youth League

Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…

16 hours ago

Sulmohen postat elektronike të disa prokurorëve, SPAK nis hetimin: Sistemi mbetet i pacenuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…

16 hours ago

Hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit/ Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…

17 hours ago

This website uses cookies.