Draft-rezoluta e PS, Rama: Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e shteteve të BE në Bruksel

Kryeministri Edi Rama deklaroi se draft-rezoluta e PS për thellimin e reformave për miqëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE, buron nga nevoja për thellimin e luftës kundër korrupsionit.

Në fjalën e tij nga folktorja e Kuvendit, Rama theksoi se votimit i kësaj nisme, do të ndihmojë në nguljen e flamurit të Shqipërisë në oborrin e shteteve të BE në Bruksel.

Kjo draft rezolutë është ajo që i duhet qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2023.

Sikurse nuk u ndal reforma në drejtësi, as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës, nëse nuk e bëni dot mos e bojktoni nesër komisionin e posaçëm parlamentar që do ngrihet menjëherë pas miratimi të saj.

Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e shteteve të BE në Bruksel”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi të gjithë skeptikët se miratimi i nismës së PS nuk ka për qëllim vënien nën kontroll të SPAK.

Ai theksoi se mazhoranca është në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh, dhe është kjo arsyeja sipas tij, që ka ndodhur dhe transformimi i shërbimeve publike, dhënia fund e radhëve pafund e bakshisheve, reforma e prokurimeve publike dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal për këtë fushë.

Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë asgjëkundi me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme., Janë fantazuar qëllime të fshehta, si vënia nën kontroll e SPAK, apo është propaganduar që ne jemi kujtuar pas 10 vitesh për të luftuar korrupsionin. Jo ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh, prandaj u bë reforma në drejtësi, bashkë me lindjen e SPAK që ka dhe do ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Dhe kush e pi, njëherë jo e njëherë po, siç bëni ju, nuk ka shanse të vetëpastrohet, vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës.

Pikërisht pse ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh kanë ndodhur dhe transformimi i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, bashkë me fundin e radhëve pafund e bakshisheve, edhe reforma e prokurimeve publike bashkë me 1 mld euro të kursyera nga tenderat e ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal për këtë fushë.

Prandaj kanë ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Edhe proceset penale për zyrtarë të të gjitha niveleve, akuza, dënimet e tyre po ndodhin pikërisht pse lufta e nisur 10 viteve më parë kundër korrupsionit është e vërtetë, serioze e pa kthim”, theksoi kreu i qeverisë.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama u bëri thirrje opozitarëve që ta votojnë nismën. Nëse opozita do të japë votën kundër kësaj nisme, Rama kërkoi që të mos bojkotojnë komisionin e posaçëm parlamentar që do të ngrihet fill pas miratimit të draft-rezolutës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.