Draft-rezoluta e PS, Zhupa: Bëni ligje me porosi të oligarkëve
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar draft-rezolutën e PS “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Sipas demokrates, mazhoranca sjell në Kuvend vetëm ligje me porosi, ndonëse janë evidentuar nga DASH si forma më e lartë e korrupsionit.
Po ashtu, Zhupa thekson se mazhoranca nuk mund të flasë për luftë kundër korrupsionit përsa kohë, sipas saj, aferat më të mëdha, prekin ish-ministra e ish-deputetë të mazhorancës.
“Ju keni miratuar ligje me porosi. Ligje që ishin forma më e lartë e korrupsionit që ka evidentuar ndonjëherë Dash. Ligj me porosi për teatrin, për koncesionin e Butrintit, për mediat audiovizive, për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, për akademinë shkencave, për investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, për koncesione e PPP, ku koncesionet janë të parat në listën e korrupsionit, Afera e incineratorëve, të check up, sterilizim që prekin ish-ministra e ish-deputet. Me gjithë këto rekorde flisni për luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Zhupa.
Kjo e fundit shtroi një sërë pyetjesh ndaj mazhorancës, ndër të cilat i kërkonte llogari se përse nuk fshehin të dhënat e Censusit.
“A na thoni me çfarë i paguani autobusat e bashkive, udhëtimet e kryeministrit e zyrtarëve të lartë, stadiumet atje, qëndrimet, na e thoni? Taksat e qytetarëve shqiptarë si punë të kryeministrit apo oligarkë e në shkëmbin kërkojnë ligj me porosi e PPP të radhës. Ky është korrupsioni. Po shpopulloni vendin e nuk nxirrni dot shifrat e censusit se nuk keni si të fshihni realitetin.
Vidhni tenderat me 100% të vlerës.
Keni krijuar standard të ri të korrupsionit e sot bëni rezolutë”, përfundoi Zhupa.