Categories: LajmePolitikë

Draft-rezoluta e PS, Zhupa: Bëni ligje me porosi të oligarkëve

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar draft-rezolutën e PS “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Sipas demokrates, mazhoranca sjell në Kuvend vetëm ligje me porosi, ndonëse janë evidentuar nga DASH si forma më e lartë e korrupsionit.

Po ashtu, Zhupa thekson se mazhoranca nuk mund të flasë për luftë kundër korrupsionit përsa kohë, sipas saj, aferat më të mëdha, prekin ish-ministra e ish-deputetë të mazhorancës.

Ju keni miratuar ligje me porosi. Ligje që ishin forma më e lartë e korrupsionit që ka evidentuar ndonjëherë Dash. Ligj me porosi për teatrin, për koncesionin e Butrintit, për mediat audiovizive, për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, për akademinë shkencave, për investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, për koncesione  e PPP, ku koncesionet janë të parat në listën e korrupsionit, Afera e incineratorëve, të check up, sterilizim që prekin ish-ministra e ish-deputet. Me gjithë këto rekorde flisni për luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Zhupa.

Kjo e fundit shtroi një sërë pyetjesh ndaj mazhorancës, ndër të cilat i kërkonte llogari se përse nuk fshehin të dhënat e Censusit.

A na thoni me çfarë i paguani autobusat e bashkive, udhëtimet e kryeministrit e zyrtarëve të lartë, stadiumet atje, qëndrimet, na e thoni? Taksat e qytetarëve shqiptarë si punë të kryeministrit apo oligarkë e në shkëmbin kërkojnë ligj me porosi e PPP të radhës. Ky është korrupsioni. Po shpopulloni vendin e nuk nxirrni dot shifrat e censusit se nuk keni si të fshihni realitetin.

Vidhni tenderat me 100% të vlerës.

 Keni krijuar standard të ri të korrupsionit e sot bëni rezolutë”, përfundoi Zhupa.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

1 day ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

1 day ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

2 days ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

2 days ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

2 days ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

2 days ago

This website uses cookies.